Në Maqedoni shënohet dita botërore e shëndetit oral

Maqedonia

Në Maqedoni shënohet dita botërore e shëndetit oral

Më: 20 mars 2017 Në ora: 08:51
Ilustrim

Në Odën e stomatologëve të Maqedonisë do të shënohet sot 20 marsi, dita botërore e shëndetit oral, me ç’rast do të ketë një varg aktivitetesh si pjesë e fushatës për ngritjen e vetëdijes për higjienën orale.

Siç bën të ditur kjo Odë, ekipe stomatologësh do t’i informojnë qytetarët për shëndetin oral në tre pika të ndryshme në kryeqytet. Sipas AIM-së, përveç këshillave, doktorët do të shpërndajnë edhe materiale promovuese të firmave që prodhojnë mjete dentale për higjienë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat