Maqedoni, ulen çmimet e benzinës dhe dizelit

Maqedonia

Maqedoni, ulen çmimet e benzinës dhe dizelit

Më: 20 mars 2017 Në ora: 12:55
Ilustrim

Benzina dhe dizeli nga mesnata do të lirohet për dy denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Sipas vendimit EUROSUPER BS95, me pakicë do të shitet për 65.00 denarë, ndërkaq EUROSUPER BS98 për 67 denarë për litër.

EURODIZEL do të shitet për 62 denarë për litër, ndërkaq vaji ekstra i lehtë për amvisëri 40.50 denarë për litër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat