Shënohet Dita e Frankofonisë në Maqedoni

Maqedonia

Shënohet Dita e Frankofonisë në Maqedoni

Më: 20 mars 2017 Në ora: 16:17
Ilustrim

Koncerte, ligjerata e takime frankofone, janë vetëm disa nga aktivitetet për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë, 20 mars, në Maqedoni.

“Duam të shënojmë Frankofoninë në Maqedoni në të gjitha dimensionet e pasura e sidomos përmes paraleleve dygjuhësore në shkollat e mesme, agjensisë universitare për frankofoni dhe kulturës.” , u shpreh Kristian Timonie, Ambasador i Francës në Maqedoni.

Maqedonia është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë që nga viti 2006 dhe sot rreth 50.000 persona në Maqedoni, janë folës aktiv të gjuhës frenge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat