KES: Kriza politike nuk duhet të ndikojë në politikat ekonomike dhe sociale

Maqedonia

KES: Kriza politike nuk duhet të ndikojë në politikat ekonomike dhe sociale

Më: 20 mars 2017 Në ora: 16:31
Këshillit ekonomik-social

Shqyrtim i rezultateve të arritura nga funksionimi i sotëm i dialogut social tripalësh në nivel kombëtar dhe lokal, si dhe mundësitë dhe fushat parimore të veprimit në periudhën e ardhshme, ishin temat kryesore të seancës së sotme të Këshillit ekonomik-social me të cilin kryesoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi.

“Anëtarët e Këshillit janë të mendimit se sfidat me të cilat përballet vendi lidhur me krizën afatgjate politike nuk duhet të jenë pengesë për realizimin e dinamizimit të mëtutjeshëm të dialogut. Koha deri në formimin e qeverisë së re duhet të shfrytëzohet në mënyrë efektive që të nxitet implementimi i politikave ekonomike-sociale tani më të miratuara”, theksoi ministri Ibrahimi.

Ai duke u përqendruar në funksionimin e KES-it në periudhën e fundit, theksoi se është arritur përparim i dukshëm, si në përforcimin e tij institucional, ashtu edhe në realizimin e rolit të tij këshillëdhënës-konsultativ gjatë krijimit dhe zbatimit të strategjive dhe politikave ekonomike dhe sociale, njofton AIM.

Në këtë pjesë, shtoi Ibrahimi, anëtarët e Këshillit shqyrtuan, dhanë mendime dhe mbështetje për implementimin e shumë projekteve si Maqedonia punëson, Plani i akcizës për punësimin e të rinjve, për pagën minimale…

Masa e rritjes, shtoi, nuk mund të caktohet paushall dhe ajo duhet të dakordohet midis partnerëve socialë.

Këshilli ekonomik-social, në pajtim me Marrëveshjen është përbërë nga 12 anëtarë: katër anëtarë emëron Qeveria e RM-së, katër anëtarë emërojnë shoqatat përfaqësuese të punëdhënësve në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe katër anëtarë emërojnë sindikatat përfaqësuese në territorin e Republikës së Maqedonisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat