AUV: Qentë që sulmuan 4-vjeçarin nuk ishin të vaksinuar

Maqedonia

AUV: Qentë që sulmuan 4-vjeçarin nuk ishin të vaksinuar

Më: 20 mars 2017 Në ora: 17:03
Ilustrim

Agjencia për Veterinari dhe Ushqim ka filluar procedurën e shkeljes kundër pronarit të qenve që ishin me delet nga fshati Baçishtë të Kërçovës, me ç’rast tufa e qenve sulmuan katër vjeçarin dhe si pasojë dje vdiq nga lëndimet e rënda trupore.

Sipas AUV-it, thuhet se qentë nuk ishin vaksinuar kundër sëmundjes së tërbimit (egërsisë) dhe as nuk kanë qenë të identifikuar me mikroçip, të cilët pronarët janë të obliguar t’ua vendosin qenve, kumtojnë nga Agjencia.

Në 15 ditët e ardhshme, përderisa qentë janë nën mbikëqyrjen zyrtare, do të ndiqet gjendja e qenve dhe shëndeti i tyre, në mënyrë për të larguar nga simptomat nga egërsia. Pas skadimit të afatit për izolimin dhe mbikëqyrjen zyrtare, veterineri zyrtar, në varësi të gjendjes do të merren masa të mëtejshme të përcaktuara nga legjislacioni i ligjeve për veterinari.

Pak ditë më parë Telegrafi njoftoi, se djali 4-vjeçar është sulmuar nga qentë e një bariu, i cili dje në spital vdiq për shkak të lëndimeve të rënda. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat