Çavkov: Kemi marrë masa për sigurinë e deputetëve për ditën e nesërme

Maqedonia

Çavkov: Kemi marrë masa për sigurinë e deputetëve për ditën e nesërme

Më: 20 mars 2017 Në ora: 17:27
Kreu i Zyrës për Siguri Publike, Mitko Çavkov

Është e sigurt se deputetët do të kenë qasje të sigurt dhe të papenguar në parlament, tha kreu i Zyrës për Siguri Publike, Mitko Çavkov, në një deklaratë për Deutsche Welle, si përgjigje në pyetjen e gazetarit në lidhje me gjendjen e sigurisë në prag të koordinimit të nesërm të deputetëve të ri në shtëpinë e legjislaturës.

‘Në MPB funksionon selia e cila punon në vazhdimësi dhe i monitoron të gjitha informatat. Policia ka marrë plane operative në përputhje me informacionet vlerësimet e sigurisë. Mbi këtë bazë, ne i kemi vendosur kapacitetet e personelit dhe mjetet materiale – teknike’, ka thënë Çavkov kundrejt informacioneve jozyrtare dhe kërcënimeve që u përhapën në rrjetet sociale se do të pengohet koordinimi parlamentar të nesërmen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat