Orbán: BE-ja deri më tani ka dëshmuar qasje të gabuar ndaj Maqedonisë

Maqedonia

Orbán: BE-ja deri më tani ka dëshmuar qasje të gabuar ndaj Maqedonisë

Më: 20 mars 2017 Në ora: 18:46
Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, në takimin me kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov

Për Hungarinë është e papranueshme që shtetet tjera të përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë. Zgjedhjet e reja të parakohshme janë e vetmja zgjidhje për dalje nga kriza politike, ka porositur kryeministri hungarez, Viktor Orbán, në takimin me kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Kryeministri hungarez ndër të tjera ka deklaruar se Hungaria ka qëndrim të fortë kundër Deklaratës nga Tirana dhe ka shtuar se stabiliteti i BE-së është i pamundur pa stabilitetin e Maqedonisë.

‘Maqedonia e ka dhe do të vazhdojë ta ketë mbështetjen e Hungarisë’, ka thënë Orbán, duke e njoftuar Ivanovin për qëndrimin e tij të Këshillit evropian dhe mospasjen e koncenzusit në lidhje me çështjen e rreziqeve me të cilën përballet shteti.

Orbán poashtu ka theksuar se BE ka pasur qasje të gabuar drejt Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat