Inspektorët e MASH-it hetojnë drejtorët e shkollave që lejuan nxënësit në protesta kundër Deklaratës shqiptare

Maqedonia

Inspektorët e MASH-it hetojnë drejtorët e shkollave që lejuan nxënësit në protesta kundër Deklaratës shqiptare

Më: 20 mars 2017 Në ora: 21:19
Nxenesit

Pas reagimeve të shumta kundër keqpërdorimit të studentëve për qëllime politike, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, më në fund ka reaguar.

MASH ka akuzuar drejtorët e shkollave që lejojnë nxënësit për të dalë në protesta.

‘I kemi dhënë urdhër Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, drejtëpërsëdrejti drejtoreshës së këtij Inspektorati dhe në bazë të informatave që na i ka kthyer ajo neve, thotë që i ka dërguar të gjithë inspektorët në terren dhe se janë duke bërë evidentimin në çdo shkollë të mesme të cilat kanë lejuar që nxënësit të dalin në rrugë dhe do të bëhet proces verbali dhe pas procesverbalit dhe konform ligjit do të merren masa sanksionuese për të gjithë që e shkelin Ligjin’, ka deklaruar për Alsat M, Safet Neziri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat