Kush do të jetë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë

Maqedonia

Kush do të jetë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë

Më: 21 mars 2017 Në ora: 08:37
Kuvendi i Maqedonisë

Sot në mesditë pritet që nga grupet parlamentare të kumtohen emrat e kandidatëve për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisi.

Në lojë janë disa emra për kandidatë, por ai që do të marrë miratimin, sipas të gjitha gjasave pritet që të jetë nga rradhët e BDI-së.

Si kandidat më të pranueshëm është deputeti Talat Xhaferri, i cili është njohës i mire i procedurave parlamentare. Përveç tij janë në lojë edhe disa emra të tjerë, ndërsa për propozimin e kandidatëve i është krijuar mundësia edhe Lëvizjes BESA, por edhe dy partitë më të mëdha LSDM dhe VMRO-DPMNE.

Gazeta maqedonase “Dnevnik” ka shkruar se për kryetar të Kuvendit sot pritet të votohet Oliver Spasovski nga LSDM, I cili do të jetë në krye të Kuvendit deri sa të formohet qeveria, ku pastaj, do të kalojë në një post ministror dhe në vend të tij do të ulet Talat Xhaferi. Por këto informacione janë hedhur poshtë nga LSDM dhe BDI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat