Aksion humanitar për Qendrën ditore për fëmijë në rrugë – Shuto Orizarë

Maqedonia

Aksion humanitar për Qendrën ditore për fëmijë në rrugë – Shuto Orizarë

Më: 21 mars 2017 Në ora: 09:03
Ilustrim

Shoqata për prosperitet ekonomik shoqëror ‘Njeriu para së gjithash’ sonte do të organizojë aksion humanitar për të ndihmuar Qendrën ditore për fëmijë në rrugë-Shuto Orizarë, e cila u dogj deri në themel, në zjarrin i cili shpërtheu më 1 mars.

Është paraparë ankand i fotografive nga fotografë të njohur nga Maqedonia, të cilat vizitorët do të mund t’i blejnë dhe me këtë drejtpërdrejtë të donojnë. Do të vendoset një kuti për donacione dhe do të mund të denohet me çdo pije të blerë.

Qytetarët do të mund të donojnë edhe ngjyra, filomasterë, libra për fëmijë, fletore dhe materiale të tjera shkollore, si dhe mjete higjienike, të cilët për momentin janë më të nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat