Rasti “Kumanova”, dëshmon Valdet Zekaj

Maqedonia

Rasti “Kumanova”, dëshmon Valdet Zekaj

Më: 21 mars 2017 Në ora: 10:14
Seanca gjyqësore për rastin “Kumanova”, foto arkiv

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Kumanova” duhet të dëshmojë i akuzuari Valdet Zekaj.

Në seancën e kaluar para trupit gjykues dëshmi dha i akuzuari Enver Hoxha-Klain, i cili hodhi poshtë akuzat për terrorizëm duke theksuar se në Maqedoni ka qenë i ftuar pas shqetësimeve të paraqitura lidhur me të drejtat e shqiptarëve.

 Por, në dëshminë e tij ai nuk përmendi asnjë emër lidhur me pretendimet se ka qenë i ftuar për të mbrojtur shqiptarët në rast të përshkallëzimit të situatës e cila u tensionua pas publikimit të skandalit me bisedat e përgjuara telefonike të zyrtarëve shtetëror.

 Në rastin “Kumanova” akuzohen 37 persona nën aktakuzën për terrorizëm për përleshjet e armatosura më 9 dhe 10 maj në të 2015-tës në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat