Letrat shtetërore me vlerë përplasin LSDM-në me Ministrinë e financave

Maqedonia

Letrat shtetërore me vlerë përplasin LSDM-në me Ministrinë e financave

Më: 21 mars 2017 Në ora: 12:07
Ilustrim

Ankandi i sotëm i letrave shtetërore me vlerë me ç’rast Maqedonia duhet të merr afër 90 milionë euro hua ka përplasur LSDM-në dhe Ministrinë e financave të Maqedonisë.

LSDM-ja e paralajmëron ministrin Kiril Minoski, siç thonë, që të mos i futë në borxh qytetarët e vendit më tepër se sa që është e nevojshme për t’u kthyer borxhi, duke shtuar se në buxhetin e shtetit ka mjaft para sa për të kthyer obligimet e tanishme të shtetit, për të cilën gjë vërtetim ka nga ministria gjegjëse.

Nga ana tjetër, Ministria e financave kërkon që ankandet e letrave me vlerë të mos keqpërdoren për qëllime të politikës ditore, duke e akuzuar LSDM-në se synon që të ndikojë në realizimin e ankandit të letrave me vlerë që ende nuk ka filluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat