Katër persona dyshohen për tentimin e zjarrvënies në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir

Maqedonia

Katër persona dyshohen për tentimin e zjarrvënies në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir

Më: 21 mars 2017 Në ora: 13:37
Shtëpia e Alfabetit në Manastir

Sektori i punëve të brendshme në Manastir ka ngritur kallëzime penale ndaj katër personave të moshave 16-17 vjeçare, tre nga Manastiri dhe një nga Demir Hisari.

Këta persona dyshohet se kanë kryer vepër penale ”shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. Ata dyshohet se më 7 mars të këtij viti kanë përgatitur katër kokteje molotovi dhe disa pre tyre i kanë hedhur në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir për ta djegur.

Sipas SPB të Manastirit, ADN-ja e gjetur gjatë hetimeve është përputhur me atë të personave të dyshuar. Për shkak se ata janë të mitur, policia nuk do t’i publikojë emrat, apo inicialet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat