OEMVP promovon sipërmarrësinë tek të rinjtë

Maqedonia

OEMVP promovon sipërmarrësinë tek të rinjtë

Më: 21 mars 2017 Në ora: 14:00
Oda Ekonomike e Maqedonisë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot ishte nikoqire e delegacionit të përbërë nga nxënës të shkollave të mesme dhe profesorë nga Belgjika (koordinatore e projektit), Gjermania, Spanja, Franca, Italia, Suedia, Hungaria dhe Maqedonia.

Ky aktivitet sot ishte në kuadër të programit të Bashkimit Evropian ‘Erasmus Plus’, i cili zbatohet që nga janari i vitit 2014 dhe është një program i udhëhequr nga Komisioni Evropian, i fokusuar në arsim, trajnim, rini dhe sport, njofton AIM.

Krytetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha tha se programi në fjalë është një mundësi e shkëlqyer që do të kontribuojë në zhvillimin e të rinjve, që do të rezultojë me një konkurrencë dhe potencial më të madh si një bazë e mirë për zhvillimin e vendit.

Mbi format e punësimit të të rinjve, subvencionet që ofron shteti, trajnimet e ndryshme dhe sipërmarrësinë e të rinjve, prezantime realizuan Agjencioni për punësim i RM-së, Forumi edukativ rinor dhe Kariera.mk, kurse mbi mundësinë e punësimit dhe programet për përkrahje të të rinjve nga ana e kompanive, prezantuan kompanitë Dauti Komerc dhe Benton Ni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat