Arifi dhe Altauzer me porosi për formimin e qeverisë

Maqedonia

Arifi dhe Altauzer me porosi për formimin e qeverisë

Më: 21 mars 2017 Në ora: 15:23
Teuta Arifi

Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni ka theksuar rëndësinë e zhbllokimit të krizës në Maqedoni dhe formimin e qeverisë me qëllim të realizimit të reformave. Ndërkohë nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi pas takimit me ambasadoren gjermane tha se shpreson komisioneri Han do të kontribuojë në zgjidhjen e situatës.

“Shumë është me rëndësi që të hapet, pra të zhbllokohet procesi dhe të shkohet një hap përpara,  pra fillimisht të formohet Qeveria dhe të vazhdohet me çështjet që janë të rëndësishme” – deklaroi Kristine Althauzer, Ambasadore e Gjermanisë.

“Gjithmonë është mirë kur autoritete si komisari Han vinë në vendin tonë. Normalisht ata janë të shqetësuar për zhvillimet këtu duke pasur parasysh faktin që ne jemi një vend kandidat për BE, dhe normalisht që komisionerin Hahn do ta dëgjojmë me kujdes të veçantë dhe shpresojmë që ai do jep një kontribut për përfundimin e formimit të institucioneve në vendin tonë” – tha Teutra Arifi, nënkryetare e BDI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat