Zaev ia “hedh” Ahmetit, votoma qeverinë t’a jap kryeparlamentarin!

Maqedonia

Zaev ia “hedh” Ahmetit, votoma qeverinë t’a jap kryeparlamentarin!

Më: 21 mars 2017 Në ora: 15:50
Zaev Ahmeti

Vazhdojnë dyshimet e LSDM-së se BDI mund të bëjë lojëra të fshehta me VMRO-DPMNE-në për të bllokuar formimin e qeverisë së re deri në momentin e fundit, thonë burime partiake.

Sipas tyre, për shkak të këtyre dyshimeve, kandidati BDI-së për kryetar Parlamenti do të presë edhe pak kohë deri sa ta marrë këtë post.

Në LSDM kanë arritur informacione nga diplomatët në Shkup se nëse para formimit të Qeverisë zgjedhet kryetar ndonjëri prej deputetëve të BDI-së (Talat Xhaferi), partia e Ahmetit mund të arrijë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në për të shpërnda Kuvendin dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Pikërisht për këtë shkak, LSDM ka ndryshuar strategjinë. Fillimisht deputeti i saj Oliver Spasovski do të zgjedhet kryetar Parlamenti, kurse ditën që do të votohet qeveria, Spasovski do të zgjedhet ministër i brendshëm. Me këtë LSDM do të parandalojë lojërat eventuale të partnerëve të koalicionit aktual qeveritar.

Mediumet dje kanë shkruar se edhe faktori ndërkombëtarë dyshon në lojëra të fshehta mes BDI-së dhe VMRO-së, prandaj ka dërguar paralajmërime të reja që këto lojëra të ndërpriten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat