Han: Askush nuk guxon të luaj me zjarr, nuk ka kohë për të humbur

Maqedonia

Han: Askush nuk guxon të luaj me zjarr, nuk ka kohë për të humbur

Më: 22 mars 2017 Në ora: 00:15
Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn gjatë vizitës në Maqedoni

Eurokomisari për zgjerim Johannes Han pasi që u largua drejt Brukselit, Komisioni Evropian doli me komunikatë të përbashkët me eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Flackeinstein.

“Inkurajojmë presidentin Ivanov sa më urgjent të shqyrtojë pozicionin e tij, sepse nuk ka kohë për të humbur. Apelojmë për formimin e shpejt të Qeverisë së re e cila do të jetë e përkushtuar në implementimin e reformave. Partitë dhe qeveria e re duhet të vazhdojnë me implementimin e të gjitha pjesëve të Marrëveshjes së Përzhinës”, thuhet në deklaratën e përbashkët të eurokomisarit Hahn, bashkë me treshen e eurodeputetëve. Po ashtu bëhet thirrje që të gjitha palët që të përmbahen nga çdo lloj aksioni dhe deklaratash që mund të shkaktojnë tensione ndëretnike apo të përkeqësojnë marrëdhëniet ndërfqinjësore.

“Askush nuk guxon të luaj me zjarr, thellësisht jemi të shqetësuar për shkak të tensioneve dhe gjuhën e urrejtjes. Retorika negative që i është drejtuar bashkësisë ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare është plotësisht kontraproduktive dhe varros imazhin ndërkombëtarë të vendit tuaj”, theksoi Hahn, duke pritur që ditëve të ardhshme të ketë seriozitet dhe përegjësi lidershipi nga ana e institucioneve të caktuara , të cilat duhet të mundësojnë formimin e shpejt të një koalicioni të ri dhe solid. Kjo është mënyra e  vetme për kthimin drejt rrugës evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat