Takimi koordinues mes partive politike do të vazhdojë sot

Maqedonia

Takimi koordinues mes partive politike do të vazhdojë sot

Më: 22 mars 2017 Në ora: 08:19
Takimi koordinues mes partive politike

Takimi koordinues mes partive për formimin e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, do të vazhdojë sot prej orës 12:00.

Paraprakisht, menjëherë pas takimit me eurokomisonarin Johanes Hahn, kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, dje në prononcim për media tha se pret që sa më shpjet të zgjidhen anëtarët e Komisionit për zgjedhje dhe emërime me qëllim që të hapet rruga për zgjedhjen e kryetarit te ri të Parlamentit.

Ndërsa Oliver Spasovski nga LSDM tha se nuk ka pasur marrëveshje mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së, shkaku i kërkesave të palogjikshme dhe uzurpuese të OBRM-PDUKM-së duke kërkuar kryetarin e Komisionit për zgjedhje dhe emërtime për interesa të tyre.

Para se të shkojnë në pauzë nga takimi koordinues, partitë dje u morën vesh që Komisioni për zgjedhje dhe emërime të përbëhet prej 13 anëtarëve: OBRM-PDUKM (6 anëtarë), LSDM (5), BDI dhe Besa me nga një anëtarë.

Takimi do të vazhdojë në orën 15:30, ku duhet të zgjidhet edhe kryetari i saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat