PLD: Të mos bllokohen proceset eurointegruese të Maqedonisë

Maqedonia

PLD: Të mos bllokohen proceset eurointegruese të Maqedonisë

Më: 22 mars 2017 Në ora: 10:33
PLD

Përmes një kumtese, Partia Liberal-Demokratike apelon te BE-ja që nëse ndodhë të vendosen sanksione ndaj Maqedonisë, atëherë të përfshihen vetëm individë që e rrezikojnë paqen dhe stabilitetin.

PLD-ja paralajmëron se bllokimi i eurointegrimeve është kërcënimi më i madh për unitaritetin e vendit.

Sipas tyre, të vetmit që rrezikohen nga sundimi i ligjit janë njerëzit e pushtetit për të cilët ka dyshime se kanë kryer vepra kriminale, korrupsion dhe mashtrime.

PLD-ja thërret Ivanovin që t’i respektojë proceset demokratike të demokracisë parlamentare, ndërkaq kërkojnë nga Gruevski që të mos shkaktojë probleme dhe të mos manipulojë anëtarët e OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat