Mbyllet instituti kontraverz ”Pavel Shatev”

Maqedonia

Mbyllet instituti kontraverz ”Pavel Shatev”

Më: 22 mars 2017 Në ora: 10:57
OBRM-PDUKM

Pas pesë vitesh ekzistecë, instituti kontraverz ”Pavel Shatev” nga Shkupi është mbyllur. Sipas Nova Tv, vendimin e ka marrë kuvendi i institutit më 2 mars të këtij viti. Zyrtarisht sot është fshirë edhe nga Regjistri Qendror.

Ky institut u themelua në vitin 2012 dhe njihet si i afërt me OBRM-PDUKM-në. Shpeshë herë instituti publikoi anketa për rejtingun e partive politike në Maqedoni, ku çdo herë OBRM-PDUKM-ja ishte para LSDM-së.

Anketa e fundit ishte ajo e dhjetorit të 2016, pak para zgjedhjeve, kur OBRM-PDUKM-ja doli të ketë mbështetje prej 27.8%, kurse LSDM-ja, 16.2%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat