Trpkova: Çka do të ju marrin tjerët kur Maqedonia është e zbrazur

Maqedonia

Trpkova: Çka do të ju marrin tjerët kur Maqedonia është e zbrazur

Më: 22 mars 2017 Në ora: 11:55
Sinolicka Trpkova

Në Maqedoni kanë vazhduar debatet në distancë rreth ”marrjes së shtetit nga ndërkombëtarët, nga Shqipëria dhe Kosova” dhe qëndrimi tjetër i qytetarëve se në Maqedoni është duke u bërë krim me zhdukjen e të gjithë të mirave.

Së fundmi ka shkruar aktorja Sinolicka Trpkova e cila është mbështetëse e ndryshimeve në Maqedoni.

”Nga çka do të jetojmë nëse kërkoni që të ikë Evropa? O Maqedonas të pastër, çka jemi duke prodhuar ne si shtet që të jemi të pavarur. Shqiptarët e mallkuar që ju i përmendni si rrezik, punojnë dhjetë herë më shumë se ju. Nga fondet e Evropës ushqehet gjysa e Maqedonisë. Për çfarë të distancohemi nga Evropa? Për ujin e ndotur në Ohër? Për ajrin e ndotur në Shku? Për liqenin e Dojranit që është i mbushur me fekale? Maqedonia është e përgjysmuar me njerëz që kanë ikur nga kushtet. Ju e keni zbrazur shtetin duke marr kredite për buk e të brendshme. Çka do të ju marrin tjerët kur Maqedonia është e zbrazur?” ka shkruar mes tjerash Trpkova. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat