Projekt për trajnimin dhe punësimin e të papunësuarve në Maqedoni

Maqedonia

Projekt për trajnimin dhe punësimin e të papunësuarve në Maqedoni

Më: 22 mars 2017 Në ora: 13:24
Ilustrim

Të gjithë të papunësuarit, por edhe kompanitë që kanë nevojë për të hapur vende të reja pune, nga sot mund të aplikojnë për masën e trajnimit në vend pune me subvencionim të punësimit.

Të papunësuarit do të përcjellin trajnim tremujorë në ndonjë punëdhënës, që më pastaj është i obliguar që t’i mbajë në punë për më së paku gjashtë muajt e ardhshëm.

Sipas AIM-së, mjetet për trajnim si edhe rroga e të papunësuarve subvencionohen nga Agjencia për punësim, që ka paraparë 62 milionë e 40 mijë denarë, ndërkaq do të përfshihen 440 kandidatë.

Përndryshe, në periudhën 2013-2016, me këtë masë janë përfshirë 984 të papunësuar. Nga ky numër, 863 janë ende në marrëdhënie pune. 468 nga këta janë femra, kurse 454 janë të moshës deri 29 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat