LSDM kërkon transfer të qetë të pushtetit

Maqedonia

LSDM kërkon transfer të qetë të pushtetit

Më: 22 mars 2017 Në ora: 13:34
Zoran Zaev

LSDM-ja sot përmes një kumtese apeloi të respektohet vullneti i qytetarëve dhe të mundësohet transferim i qetë i pushtetit përmes formimit të Komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe vazhdim i seancës konstituive të Kuvendit në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri Parlamentit.

“Vullneti i 700.000 qytetarëve, i shprehur në 67 mandate duhet të respektohet. E drejtë demokratike e qytetarëve është të zgjedhin qeverinë e tyre dhe ata në zgjedhje kredibile u prononcuan për ndryshime, drejtësi dhe unitet. Republika e Maqedonisë ka shumicë parlamentare, siç parashikon Kushtetuta. Kryetrari i LSDM-së Zoran Zaev, pas të cilit qëndruan 67 deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë veçmë e publikuan Programin për qeverinë e re reformuese, e cila e mbron karakterin unitar të shtetit, garanton sundim të së drejtës, sigurim të zgjidhjeve për nevojat dhe problemet e të gjithë qytetarëve dhe i hap perspektivat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë”, theksohet në kumtesë.

LSDM-ja thekson se lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe presidenti i shtetit Gjorge Ivanov nuk mund të mos e respektojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat