Zaev porosi për Gruevskin

Maqedonia

Zaev porosi për Gruevskin

Më: 22 mars 2017 Në ora: 14:40
Zoran Zaev e Gruevski

VMRO-DPMNE e di se nëse shkon në zgjedhje të reja do të humbas pasi që askush nuk mund ta toleroje një sjellje të tillë. Ky është komenti i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ndaj qëndrimit të VMRO-DPMNE-së e vërtetuar edhe pas takimit të djeshëm me euro komisarin Johanes Han, se zgjidhja e vetme për dalje nga kriza janë ose zgjedhje të reja ose qeveri e pakicës.

“Nëse shkojmë në zgjedhje, ata do të humbasin, ndërsa ne do të kemi edhe disa deputet më shumë. Pas kësaj Gjorgje Ivanov mund që të vendos që përsëri të mos e jap mandatin. Të supozojmë se Gruevski në zgjedhjet e reja do të fitoje 62 deputet, me cilën parti shqiptare do të bëjë koalicion”, pyeti Zaevi duke shtuar se VMRO-DPMNE e di mirë se qytetarët maqedonas dhe bashkësia ndërkombëtare presin hapa konkret.

I pyetur nëse diçka ka ndryshuar pas vizitës së djeshme të Han dhe të tre euro deputetëve, lideri i LSDM-së theksoi se kanë ndryshuar shumë gjëra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat