Digjet një autobus në autostradën Shkup-Tetovë

Maqedonia

Digjet një autobus në autostradën Shkup-Tetovë

Më: 22 mars 2017 Në ora: 20:40
Digjet autobusi

Një autobus i kompanisë “Nasir Turs”, është kapluar sonte nga zjarri në autostradën Shkup-Tetovë.

Në autobus nuk ka pasur udhëtar, por vetëm shoferi, i cili ka kaluar pa lëndime, derisa nga flakët autobusi është djegur tërësisht.

Ekipet policore dhe të prokurorisë, kanë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë hetimet e duhura për zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat