Zeqirija Ibrahimi i drejtohet Artan Grubit: Po të mos ishte BESA, sot ti do të ishe Ministër i Nikolla Gruevskit!

Maqedonia

Zeqirija Ibrahimi i drejtohet Artan Grubit: Po të mos ishte BESA, sot ti do të ishe Ministër i Nikolla Gruevskit!

Më: 22 mars 2017 Në ora: 22:18
Zeqirija Ibrahimi

Sonte në Rubikon i ftuar është edhe Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja BESA. Ibrahimi me një rast deputeti të BDI-së, Artan Grubit i ka thënë se po të mos ishte BESA, sot ti do të ishe Ministër i Nikolla Gruevskit!

“Duhet ta kenë të qartë të gjithë se për dy mandate resorin për Euro – Integrime e ka udhëhequr Bashkimin Demokratik për Integrim, ndërsa dje ishte z. Johanes Han në Shkup ku pati thirrje anti – europiane, dhe ky është ‘sukses i BDI-së. Ata që janë bashkëfajtorë që Maqedonia sot është më larg BE-së dhe më afër Moskës, është pikërisht kjo qeveri që e bëri këtë. Kështu që sa më shumë që bie numri i votave të BDI-së, aq më të fortë bëhen shqitarët e Maqedonisë. Kujtojeni që BDI i mori 19 deputetë dhe shkoi menjhëherë me Nikolla Gruevskin, kurse prej se doli BESA në skenë, këta morën guxim ti thonë jo Gruevskit. Po të mos ishte BESA sot me siguri Artan Grubi sot do të ishte Ministër i Nikolla Gruevskit. Vota që i jepen BDI-së, është votë e djegur, këtë mirë e dinë më të gjithë”, tha Ibrahimi i BESËS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat