Aliti: Nëse LSDM-ja ka dyshime për udhëheqjen e procesit, ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi

Maqedonia

Aliti: Nëse LSDM-ja ka dyshime për udhëheqjen e procesit, ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi

Më: 22 mars 2017 Në ora: 22:22
Rafis Aliti

Kryetari i komisionit qendror të BDI-së, Rafis Aliti, në një emision debativ mbrëmë deklaroi se nëse LSDM-ja ka dyshime se nuk mund ta mbarojë punën për qeverinë e re, kërkoi që BDI-ja të merr këtë përgjegjësi. Ai u shpreh i bindur se BDI-ja ka kapacitet për të udhëhequr proceset.

“LSDM-ja është ajo e cila i kërkoi nënshkrimet nga partitë shqiptare dhe tani ajo është që duhet ta udhëheq procesin. Përderisa, ata kanë dyshume se nuk mund ta bëjnë këtë, le t’ia japin mandatin një partie tjetër, në këtë rast një partie shqiptare dhe ne jemi ata që do t’i udhëheqim proceset. Unë pres nga LSDM-ja që do të sillet me dinjitet, për shkak se pas vete ka 67 deputetë, kjo do të thotë se pas LSDM-së janë 70% e qytetarëve dhe askush nuk ka të drejtë të luaj me vullnetin e qytetarëve”, u shpreh Aliti.

Ai gjithashtu tha se nuk e sheh fajtor për krizën politike, faktorin ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat