LSDM dhe BDI sot zgjedhin kryeparlamentarin dhe gati Qeverinë, ja plani

Maqedonia

LSDM dhe BDI sot zgjedhin kryeparlamentarin dhe gati Qeverinë, ja plani

Më: 23 mars 2017 Në ora: 10:15
Ali Ahmeti e Artan Grubi

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka paralajmëruar për sot zhbllokimin e krizës dhe institucioneve, ashtu që këto dy parti bashkë me dy koalicionet që i dhanë përkrahjen kanë planin e zgjidhjes.

Grubi  bëri të ditur se  bashkërisht me LSDM-në do të ndërmarrin vendim për zgjidhjen e krizës politike ku edhe do të zhbllokohet puna e përzgjedhjes së kryetarit të komisionit për zgjedhje dhe emërime.

“BDI bashkërisht me LSDM-në do të japin zgjidhje për situatën me çka do të zhbllokohet edhe formimi i komisionit për emërtime, zgjidhjen e kryetarit të Parlamentit dhe më pas të konstituimi i Parlamentit. Tërë kjo nuk do të mund të pengojë mandatimin e Zoran Zaevit për formim të Qeverisë, edhe nëse kjo nuk bëhet nga presidenti Gjorge Ivanov”, theksoi Artan Grubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat