Dimovski: LSDM-ja pranoi se është humbëse e zgjedhjeve

Maqedonia

Dimovski: LSDM-ja pranoi se është humbëse e zgjedhjeve

Më: 23 mars 2017 Në ora: 14:46
Deputeti i OBRM-PDUKM-së

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, i cili u zgjodh kryetar i Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime, deklaroi pas përfundimit të mbledhjes se LSDM-ja për herë të parë pranoi se është humbëse e zgjedhjeve.

Sipas tij, përfundimi i këtillë i mbledhjes së komisionit është praktikë e kuvendit. Ai e paralajmëroi LSDM-në se të gjitha mundësitë janë të hapura nëse, sipas tij, LSDM-ja vazhdon me mashtrime paszgjedhore.

Dimovski tha se të hënën, temë e kuvendit do të jetë votimi i përbërjes së Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime. Ai ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e partisë së tij se zgjidhja më e mirë është që vendi të shkojë në zgjedhje lokale dhe parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat