VMRO dhe BDI përplasen për deklaratën e përbashkët të partive shqiptare

Maqedonia

VMRO dhe BDI përplasen për deklaratën e përbashkët të partive shqiptare

Më: 23 mars 2017 Në ora: 16:52
Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski

Ilija Dimovski i VMRO DPMNE-së këmbëngulë se temë e bisedimeve me BDI-në rreth formimit të Qeverisë në asnjë moment nuk ka qenë deklarata e përbashkët e partive shqiptare.

Sipas tij, fakti që BDI nuk koalicionoi me VMRO PMNE-në është pikërisht mospranimi i kësaj platforme.

 VMRO DPMNE absolutisht nuk ka pranuar dhe nuk ka biseduar për të ashtuquajturën platformë nga Tirana. Këtë gjë e kemi potencuar dhe kumtuar tashmë disa herë. Megjithatë, për fat të mirë ishte kumtuar edhe nga vetë BDI se dallimi mes VMRO-së dhe LSDM-së është se kjo e fundit ka pranuar platformën e Tiranës – deklaroi Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.

Nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta nga ana tjetër demanton Dimovskin. Në emisionin “Rruga Drejt” Bejta tha se VMRO DPMNE-ja kishte propozuar dygjuhësisë në uniformat e policisë.

Ai ka qenë propozim i tyre, me të cilin jemi pajtuar edhe ne që policia shqiptare t’i ketë në gjuhën shqipe. Ai është propozim i atyre, që uniformat e policisë shqiptare të jenë në dy gjuhem gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe – deklaroi Nevzat Bejta, nënkryetar i BDI-së.

Nga BDI-ja njoftuan se koalicioni me VMRO DPMNE-në nuk u arrit për shkak të qëndrimeve të ndara rreth Speciales. Por VMRO-ja insiston se ndarja me BDI-në erdhi pas Gruevski nuk ka pranuar platformën shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat