Në vend të punësimeve të reja largohen 11 gazetarë shqiptarë nga TVM2

Maqedonia

Në vend të punësimeve të reja largohen 11 gazetarë shqiptarë nga TVM2

Më: 23 mars 2017 Në ora: 17:04
Maqedonia

Programi në gjuhën shqipe i TVM2, prej sot do të ndjejë mungesën e 11 të punësuarve me kontratë, të cilët në servisin publik po punonin një kohë të gjatë, si gazetarë dhe drejtues emisionesh. Menaxhmenti i TVM2 i ka njoftuar sot ata se nuk do të mund të vazhdojnë me punë, pasi Minsitria e Financave ka refuzuar të jap pëlqim për vazhdimin e kontratave, konfirmojnë për infoshkupi.com disa nga të honoraristët.

Burimet tona pranë servisit publik njoftojnë se: “largimi i këtyre 11 honoraristëve do të ndikojë drejtëpërdrejtë në punën dhe cilësinë e programit, pasi bëhet fjalë për gazetarë të programit informativ, spiker, drejtues të emisioneve rekrativo zbavitës dhe drejtues të emisionit të mëngjesit”. Madje mësohet se largimi i këtyre të punësuarve me kontratë të përkohëshme, vjen në kohën kur menaxhmenti i TVM2 e ka parapar të nevojshme punësimin e 65 personave, për nevojat e TVM2 që së shpejti pritet të fillojë me program 24 orë në gjuhën shqipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat