Analisti amerikan: Deklarata politike shqiptare nuk është kërcënim për Maqedoninë

Maqedonia

Analisti amerikan: Deklarata politike shqiptare nuk është kërcënim për Maqedoninë

Më: 23 mars 2017 Në ora: 18:11
Analisti amerikan, Edward Joseph

Analisti amerikan, Edward Joseph, ka deklaruar për ”Zëri i Amerikës” në gjuhën maqedonase se Maqedonia gjendet në një situatë të kulmit të një krize artificiale, duke shtuar se problemet janë akumuluar që më herët.

Sipas tij, kriza është e lidhur me refuzimin e OBRM-PDUKM-së që të pranojë të drejtën kushtetuese që opozita të formojë qeveri.

”Ajo (kriza) është e lidhur me kundërshtimin e OBRM-PDUKM-së që të pranojë të drejtën kushtetuese të opozitës për të formuar qeveri. Kriza kushtetuese, politike nëpër rrugët e Maqedonisë është gjeneruar nga OBRM-PDUKM-ja” shprehet Joseph.

Ai i konsideron si të papërgjegjshme thirrjet e Nikolla Gruevskit drejtuar njerëzve që të dalin në rrugë, gjoja për ta mbrojtur shtetin, sepse sipas analistit Joseph, nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm ndaj shtetit, por për tentim që të pengohet tranzicion demokratik i pushtetit.

Në lidhje me Deklaratën politike shqiptare, Edward Joseph vlerëson se është i pakuptimtë cilësimi se deklarata është një kërcënim i madh.

”Perceptimi se ajo është njëfar kërcënimi i madh – është i pakuptimtë. Secila qeveri, që nga pavarësia në Maqedoni, përfshirë edhe OBRM-PDUKM-në, kanë patur parti shqiptare. Lideri i BDI-së, që është në pushtet një kohë të gjatë, nga OBRM-PDUKM-ja u quajt dikur si terrorist. Dyftyrësi është nëse insistohet të konsiderohet në rregull që të bëhet një qeveri me BDI-në, por nuk është në rregull që opozita të mundet të bëjë koalicion me cilëndo parti shqiptare”, ka deklaruar Joseph.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat