Eurodeputeti belg: Maqedonia rrezikon të ardhmen e saj

Maqedonia

Eurodeputeti belg: Maqedonia rrezikon të ardhmen e saj

Më: 23 mars 2017 Në ora: 19:00
Eurodeputeti belg, Guy Verhofstadt

Eurodeputeti belg, Guy Verhofstadt, dikur kryeministër i Belgjikës, anëtarë i Grupit liberal në Parlamentin Evropian, ka deklaruar sot se e ardhmja e Maqedonisë është vënë në pikëpyetje.

Ai ka reaguar ndaj të dhënave se në Maqedoni në skenë është nacionalizmi që sipas tij është mënyra më e mirë për të shkatëruar të ardhmen evropiane të vendit.

”Shpërthimi i nacionalizmit është receptki më i mirë për të shkatërruar të ardhmen evropiane të secilit vend. Politikanët maqedonas nuk dëshirojnë ta lëshojnë pushtetin dhe me këtë rrezikojnë të shkaktojnë konflikt ndëretnik. Në vend të kësaj, ata duhet t’i respektojnë rezultatet e zgjedhjeve, të ndërmarrin përgjegjësi serioze dhe të lejojnë të formohet qeveria. Maqedonia nuk ka kohë për të humbur. Tani është në pikëpyetje e ardhmja e saj”, ka deklaruar Verhofstadt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat