Erdogan për krizën në Maqedoni: Vendosni për të mirën e vendit

Maqedonia

Erdogan për krizën në Maqedoni: Vendosni për të mirën e vendit

Më: 23 mars 2017 Në ora: 21:31
Presidenti turk Erdogan

"Uroj që të merret një vendim sa më parë dhe të nisë zgjidhja e problemeve. Kjo është porosia e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, duke folur për situatën politike në Maqedoni. Këto komente, ai i bëri në një takim me anëtarët e Federatës së Ballkanit në “Takimin Rumeli- Ballkan” të mbajtur në Ankara.

Erdogan gjithashtu ka uruar që zgjedhjet që së shpejti do të mbahen në Shqipëri, të zhvillohen në mënyrë të drejtë, përcjellë Agjencia Anadollu.

Duke folur për luftërat në Ballkan të para një shekulli, të cilat ai i cilësoi si tragjedia e Ballkanit, Erdogan tha se ato kanë hapur një plagë të madhe në zemrat tona sa që ushtarët dhe oficerët në Çanakkala më shumë kanë preferuar të vdesin, se sa të shikojnë edhe një herë turpin që i ndodhte Ballkanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat