Sela dhe Ahmeti heqin dorë nga këto kerkesa

Maqedonia

Sela dhe Ahmeti heqin dorë nga këto kerkesa

Më: 23 mars 2017 Në ora: 22:36
Sela dhe Ahmeti

Pas kryetarit të BDI-së, ALi Ahmeti së fundmi edhe ai i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka shkelur zotimet e tij se nuk lëviz asnjë shkronjë nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare. Pas deklaratës së kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, se nuk pranon rezolutën për gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe se gjuha shqipe në denarë dhe uniformat e policisë dhe ushtrisë janë antikushtetuese, Sela bashkë me Ahmetin kanë hequr dorë nga këto pika.

Sela pas deklaratës së Zaevit ka haruar pikat e deklaratës së partive shqiptare dhe pa këto pika ka deklaruar zyrtarisht se hyn në Qeveri. “Vet fakti që ne kemi dhënë nënshkrimet që mandatar të bëhet Zoran Zaev, tregon që ne do të jemi pjesë e koalicionit për reformë. Aq më tepër që unë kam nisur një “Lëvizje për Reforma” shumë më herët se sa të shpallet koalicioni për reformë.

Por kuptohet që finale kjo punë do të jetë në momentin kur do të diskutohet për krijimin e shumicës dhe në momentin kur do të diskutohet programi qeverisës”, tha Sela për TV 21. Kjo deklaratë e Selës erdhi menjëherë pas asaj të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti i cili dje madje tha se për hyrjen e tyre në Qeveri edhe pse Zaev ka hedhur gjysmën e deklaratës së partive shqiptare, nuk duhet të bëhet as ndonjë analizë.

““Nuk duhet shumë analizë e thelluar. Veç më ky koalicion funksionon mes BDI-së dhe LSDM-së, ne këmbejmë informacione për shumë gjëra”, tha Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat