Bakiu: LSDM i ka bombat për BDI, mund ta shantazhojë

Maqedonia

Bakiu: LSDM i ka bombat për BDI, mund ta shantazhojë

Më: 24 mars 2017 Në ora: 00:19
Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti

Analisti Bashkim Bakiu vlerëson se LSDM-ja e Zoran Zaevit do të shfrytëzojë përgjimet e papublikuara për të ulur pazarin e BDI-së për çështjet etnike shqiptare. Sonte në emisionin “Arena”, përballë përfaqësuesit të LSDM-së Petre Shilegov, Bakiu theksoi se LSDM-ja ka amnistuar BDI-në duke mos publikuar përgjime për krerët e saj, me qëllim që t’i shfrytëzojë ato përgjime për shantazhimin e partisë së Ali Ahmetit.

“Duke analizuar historinë nga paraqitja e bombave, dilema është se a thua vallë LSDM do të shfrytëzojë bombat e papublikuara për të shantazhuar BDI-në, duke marrë parasysh se disa prej atyre që janë në negociata nga BDI janë në bombat. Dilema kryesore është kjo se a do të shfrytëzohen bombat e papublikuara për të ulur pazarin politik të BDI-së”, tha Bakiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat