VMRO-DPMNE i kundërpërgjigjet Bejtës për uniformat e policisë

Maqedonia

VMRO-DPMNE i kundërpërgjigjet Bejtës për uniformat e policisë

Më: 24 mars 2017 Në ora: 00:39
VMRO-ja

VMRO-ja përgënjeshton Nevzat Bejtën, lidhur me deklaratën e tij dhënë në emisionin “Rruga drejt..”, me ç'rast tha se dygjuhësia në uniformat e policisë ishte propozim i VMRO-DPMNE-së.

“VMRO-DPMNE dhe BDI nuk kanë arritur marrëveshje për koalicionim të ardhshëm sepse për ne është i papranueshme parimi i kushtëzimeve dhe formimi i qeverisë me çdo kusht duke shkelur kështu interesat më të larta nacionale dhe shtetërore. Gënjeshtër e kulluar është deklarata e Nevzat Bejtës se VMRO-DPMNE ka propozuar ndryshimin e uniformave të policisë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat