Erler: Është e palejueshme nxitja e konflikteve etnike në Maqedoni

Maqedonia

Erler: Është e palejueshme nxitja e konflikteve etnike në Maqedoni

Më: 24 mars 2017 Në ora: 08:05
Gernot Erler

Gernot Erler, deputeti socialdemokrat gjerman, i ngarkuar i qeverisë gjermane për Rusinë dhe president i Shoqatës së Evropës Juglindore në Gjermani në një intervistë për Deutsche Welle, ka folur mbi zhvillimet në Ballkan dhe rrezikun e përpjekjeve për të krijuar tensione etnike në Maqedoni. Ai u shpreh i shqetësuar për gjendjen kaotike në Maqedoni, pasi kishte shpresuar, që me zgjedhjet të arrihej edhe stabilizimi i gjendjes.

“Tani përjetojmë që presidenti Ivanov refuzon dhënien e mandatit, megjithëse opozita është në gjendje të krijojë mazhorancën. Kjo është një krizë e rëndë shtetërore dhe kushtetuese dhe nuk mjaftojnë më përpjekjet bilaterale. Prandaj jam i gëzuar që Federica Mogherini si përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e Jashtme është shprehur qartë në adresë të presidentit, së fundmi edhe vizita e eurokomisionerit, Johannes Hahn, edhe këtu kishim një rast unikal, që presidenti refuzon ta presë, kjo sigurisht që regjistrohet, jo vetëm në Gjermani, por edhe në vende të tjera evropiane”, tha Erler.

Erler kërkoi që kjo situatë të marrë fund, pasi sipas tij, nuk mund të pranohet që vetëm pse Gruevski me qeverinë e tij i trembet daljes para drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat