Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë do të ketë shumë presion dhe punë

Maqedonia

Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë do të ketë shumë presion dhe punë

Më: 24 mars 2017 Në ora: 08:48
Kuvendi i Maqedonisë

Pasi që komisioni për emërim dhe zgjedhje tanimë ka kryetarin, prej të hënës nuk ka asnjë pengesë që të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë.

Kryetari i Kuvendit duhet të jetë shqiptar, gjithmonë sipas Bujar Osmanit i cili mbrëmë për mediat e konfirmoi këtë vendim të partivë BDI dhe LSDM.

Detyra e parë e kryetarit të Kuvendit është shpall zgjedhjet lokale të cilat veçse kanë kaluar afatin e shpalljes.

Detyra e dytë është që kryetari i ri i Kuvendit të informoj zyrtarisht kryetarin e shtetit se në Kuvend ka shumicë parlamentare me 67 deputetë.

Nga kjo, pritet që kryetari i shteti të jep mandat për këtë qeveri të krijuar në Kuvend. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat