Kush janë emrat e anëtarëve të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime

Maqedonia

Kush janë emrat e anëtarëve të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime

Më: 24 mars 2017 Në ora: 12:19
Ilija Dimovski

Janë vendosur tashmë emrat e anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

Sipas marrëveshjes së arritur gjatë ditës së djeshme, është vendosur që të kryesojë VMRO-DPMME-ja.

Kryetari komisionit është propozuar të jetë Ilija Dimovski, zëvendëskryetar Zoran Ilioski, derisa për anëtarë nga kjo parti janë propozuar Antonio Milloshoski, Kërste Mukovski, Daniella Rangellova, Dimitar Stevanxhija dhe Bllagica Llasovska.

Partitë shqiptare në këtë komision do të prezantohen me Xhevat Ademin nga BDI-ja dhe Zekirja Ibrahimin nga BESA.

Pjesë e komisionit janë edhe 5 deputetë të LSDM-së, Goran Misovski, Damjan Mançevski, Petre shilegov, Muhamed Zeqiri dhe Ivana Tufegxhiq.

Pas propozimit të emrave të antarëve të Komisionit për zgjedhje dhe Emërime, pritet që të hënën të votohen në seancë plenare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat