Osmani: Talat Xhaferi, kryetar i ardhshëm i Kuvendit të Maqedonisë

Maqedonia

Osmani: Talat Xhaferi, kryetar i ardhshëm i Kuvendit të Maqedonisë

Më: 24 mars 2017 Në ora: 14:37
Talat Xhaferi

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka konfirmuar për mediat se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të kandidojë Talat Xhaferin për kryetar të kuvendit të Maqedonisë.

Në profilin e tij në Facebook, Osmani thotë se ky është një premtim i BDI-së që do të realizohet, që njëri nga tre funksionet më të larta të shtetit t’u takojë shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat