Kush po thirrë mobilizim të rezervistëve të policisë?!

Maqedonia

Kush po thirrë mobilizim të rezervistëve të policisë?!

Më: 24 mars 2017 Në ora: 18:45
Policia maqedonase

Në disa fshatra të Shkupit dhe Kumanovës, janë thirrur të rinjë për tu përfshirë në policinë rezervë. Këtë e konfirmon një burim nga njëri prej fshatrave të këtij rajoni, duke thënë se ka pasur thirrje për mobilizim të mundshëm në radhët e policisë rezerve.

“Ka ardhur dikush dhe ka shkruar lista me vullnetarë, në rast se do të aktivizohet policia rezervë”, tha për ina, një fshatar i këtyre vendbanimeve, duke mos dhënë detaje. Ai pranon se është përkrahës i LSDM dhe se është kundër politikave të pushtetit të deritanishëm.

Nga MPB nuk ka përgjigje lidhur me këto zëra apo spekulime që po rrjedhin, përfshirë edhe rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat