ESHS përgënjeshtron LSDM-në

Maqedonia

ESHS përgënjeshtron LSDM-në

Më: 25 mars 2017 Në ora: 09:04
Enti Shtetëror për Statistika në Maqedoni

Enti Shtetëror për Statistika në Maqedoni ka reaguar ndaj kritikave të lëshuara nga LSDM-ja në lidhje me mënyrën e funksionimit të këtij institucioni.

”Enti shtetëror për statistikë (ESHS) punon sipas metodologjive dhe procedurave të konfirmuara ndërkombëtarisht dhe të saktësuara për prodhimin e të dhënave statistikore dhe nuk ekziston bazë për çfarë do dyshimi në cilësinë e të dhënave që i publikon.” ESHS përkujton se në shkurt të vitit 2017 në institucionin e tyre është mbajtur vlerësim partner i sistemit nacional statistikor nga ana e ekspertëve-vlerësues të angazhuar nga ana e Eurostatit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat