LSDM: Maqedonia nuk duhet të jetë peng e frikës së Gruevskit

Maqedonia

LSDM: Maqedonia nuk duhet të jetë peng e frikës së Gruevskit

Më: 25 mars 2017 Në ora: 09:41
LSDM

LSDM-ja përmes një komunikate ju bën thirrje gjitha partive politike të hapin rrugën për proceset demokratike, pas sipas tyre, kjo është e vetmja zgjidhje për qytetarët. Nga kjo parti gjithashtu thonë se opinioni vendor dhe ndërkombëtar presin sjellje shtetërore nga ana e Kuvendit të Maqedonisë dhe nga ana e presidentit, të cilët duhet të mundësojnë formimin e qeverisë së re.

“Rreth 700 mijë qytetarë zgjodhën ndryshime në zgjedhjet e besueshme dhe në mënyrë demokratike formuan shumicë parlamentare prej 67 deputetëve dhe kjo shumicë e qytetarëve duhet të bartet në institucionet shtetërore. Është e palejueshme që Nikolla Gruevski dhe OBRM-PDUKM-ja të mohojnë shumciën që ka dalur nga vullneti i qytetarëe në zgjedhje, të gënjejnë në mediumet nën kontrollin e tyre dhe të shqetësojnë qytetarët me çështje etnike që nuk i përmban programi i ri qeveritar”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat