SPP: Të zgjidhet problemi me pagesën e përfaqësuesve të njësisë së veçantë për ndihmë

Maqedonia

SPP: Të zgjidhet problemi me pagesën e përfaqësuesve të njësisë së veçantë për ndihmë

Më: 25 mars 2017 Në ora: 14:48
SPP

Ministria e Punëve të Brendshme të ndalojë me sjelljen e akteve të shkruara të paqarta dhe të pasinkronizuara dhe të sjell vendim për parregullsitë që lidhen me pagesën e orëve të punës të përfaqësuesve të njësisë së veçantë për ndihmë (NJVN), kërkuan sot nga Sidikata e Pavarur e Policisë (SPP).

Kryetari i kësaj sindikate, Goce Dellçev Todev, në konferencën e sotme për shtyp para MPB-së njoftoi se në dhjetor të viti të kaluar ka dorëzuar kërkes për shpjegime nga Sektori për Punë të Brendshme pranë MPB-së rreth parregullsive që lidhen me pagesën dhe orëve të realizuara të punës nga përfaqësuesit e NJVN për pesona që vijnë nga stacionet policore nga e gjithë Maqedonia dhe kryejnë punë në terrtorin e qytetit të Shkupit, ndërsa janë të vendosur në kazermën “Gjorçe Petrov”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat