Verhofstadt: Politikanët maqedonas rrezikojnë konflikte ndëretnike vetëm të qëndrojnë në pushtet

Maqedonia

Verhofstadt: Politikanët maqedonas rrezikojnë konflikte ndëretnike vetëm të qëndrojnë në pushtet

Më: 25 mars 2017 Në ora: 14:53
Kryetari i grupit të liberalëve në Parlamentin Evropian, Guy Verhofstadt

Maqedonia nuk ka kohë për pritje, porositi sot në Bruksel kryetari i grupit të liberalëve në Parlamentin Evropian, Guy Verhofstadt.

Ai ka reaguar ndaj retorikës së ashpër të politikanëve maqedonas, duke theksuar se do të rrezikonin edhe konflikte ndëretnike vetëm të qëndrojnë në pushtet.

“Prania e nacionalizmit është receta më e mirë për shkatërrimin e ardhmërisë evropiane të çdo vendi. Politikanët maqedonas nuk duna të lëshojnë pushtetin dhe me këtë rrezikojnë të nxisin konflikte ndëretnike. Në vend të kësaj, ata duhet të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve, të marrin përgjegjësi dhe të lejojnë formim të qeverisë. Maqedonia nuk ka kohë për humbje, tani është në pyetje e ardhmja e tyre”, deklaroi Verhofshtad.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat