Todorov nënshkroi bashkëpunim me Institutin Kombëtar Amerikan për Shëndetësi

Maqedonia

Todorov nënshkroi bashkëpunim me Institutin Kombëtar Amerikan për Shëndetësi

Më: 25 mars 2017 Në ora: 16:15
Nikolla Todorov

Nën kryetari dhe njëherit edhe ministër i shëndetësisë, Nikolla Todorov, gjatë vizitës së tij në Washington, është takuar me zv.drejtorin e Institutin Amerikan për Shëndetësi, Frederik Ognibene. Todorov dhe Ognibene u dakorduan për disa forma të bashkëpunimit, siç është këmbimi i mjekëve dhe profesorëve dhe bashkëpunim në projekte shkencore.

“Biseduam për bashkëpunim të mundshëm gjatë edukimit të doktorëve, specialistëve tanë dhe doktorëve të shkencave nga sfera e mjekësisë në pjesën e hulumtimit dhe trajnimit. Gjithashtu biseduam edhe për bashkëpunimin në pjesën e projekteve të financuara ndërkombëtare të Institutit kombëtar”, deklaroi Todorov.

Instituti Kombëtar Amerikan për Shëndetësi, është njëri pren institucioneve udhëheqëse mjekësore në SHBA dhe funksionon si qendër hulumtuese për një numër të madh të sëmundjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat