Popova: Zgjedhje parlamentare së bashku me ato lokale janë zgjidhja më e mirë për dalje nga kriza

Maqedonia

Popova: Zgjedhje parlamentare së bashku me ato lokale janë zgjidhja më e mirë për dalje nga kriza

Më: 25 mars 2017 Në ora: 17:03
Irena Popova

OBRM-PDUKM-ja konsideron se mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në së bashku me ato lokale janë zgjidhja më e mirë për dalje nga kriza aktuale politike. Irena Popova nga OBRM-PDUKM-ja në një konferencë për shtyp deklaroi se vetëm në këtë mënyrë qytetarët do ta kthejnë kontrollin e plotë mbi ardhmërinë e vendit.

“Vetëm në këtë mënyrë qytetarët do ta kthejnë kontrollin e plotë mbi ardhmërinë e Maqedonisë dhe vullneti i tyre nuk do të anashkalohet përmes marrëveshve të ndryshme paszgjedhore të cilat kanë një emërues të përbashkët, ndërsa ajo është realizimi i platformës gjithshqiptare në Tiranë më 7 janar”, deklaroi Popova.

Ajo gjithashtu tha se LSDM-ja me sjelljen e saj të papërgjegjshme shkakton shqetësim dhe revoltë tek populli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat