Fëmijët përsëri pjesë e protestës kundër Deklaratës së partive shqiptare

Maqedonia

Fëmijët përsëri pjesë e protestës kundër Deklaratës së partive shqiptare

Më: 25 mars 2017 Në ora: 18:04
Protesta e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”

Fëmijët sërish janë përfshirë në protestën e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”. Kësaj radhe në vend që të marshohet rrugëve të Shkupit fëmijët janë detyruar të vizatojnë flamuj në parkun e qytetit.

Sipas media përveç aktiviteteve për fëmijë për të rriturit pati muzikë siç u shprehën organizatorët për të dëshmuar se sa duhet Maqedonia. Në organizim të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” në Shkup dhe disa qytete të Maqedonisë tanimë 4 javë po protestohet kundër Deklaratës siç e quajnë të Tiranës, kundër gjuhës shqipe dhe për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat