Media gjermane: Identiteti maqedonas lindi në 1937, ja lidhja mes Titos dhe Aleksandrit

Maqedonia

Media gjermane: Identiteti maqedonas lindi në 1937, ja lidhja mes Titos dhe Aleksandrit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 mars 2017 Në ora: 18:28
ilustrim

Maqedonia është e bukur, e varfër, aty-këtu e shkatërruar.

Kur Zoti krijoi botën nuk shkoi pa anomali dhe për të kënaqur njeriun, Ai vendosi që të lëshonte një çantë më gurë në mënyrë të barabartë në gjithë Tokën. Por ndodhi që shumica e këtyre gurëve të binte në Maqedoni, shkruan fillimisht media e majtë gjermane “Neues Deutschland”.

Jo rastësi që Maqedonia me një territor të vogël sa landi gjerman i Mechlenburg-Vorpommerns ka 40 maja me lartësi mbi 2000 metra, mes tyre 50 liqene të mëdha, shumë lumej të rrëmbyeshëm, ujëvara dhe shpella, natyrisht edhe natyrë të bukur. Për ta vërejtur këtë mjafton të shkon në resortin e skijimit, Kodrën e Diellit në Tetovë, që është në lartësi mbidetare 1850 m. Ajo ndodhet pranë trekëndëshit kufitar Shqipëri-Maqedoni-Kosovë.

Media gjermane në Malin Shar është takuar me Zoran Paçevskin, i cili punon si ciceron për turistët. “Kush lidhet me bukuritë malore të malit Sharr e ka të pamundur të ndahet prej tyre,” thotë Zorani.

Maqedonia u krijua në 1937

Maja më e lartë në Kodrën e Diellit është quajtur “Maja e Titos” për nder të udhëheqësit komunist të Jugosllavisë, Josip Broz Titos (1892-1980). “Me të drejtë pasi pa Të Vjetrit nuk do kishte Maqedoni.”

Tito dhe Aleksandi III i Maqedonisë janë dy emrat më të përmendur. Pse pikërisht këta të dy? Fillojmë të sqarojmë të parin dhe pastaj kuptohet lehtë pse është i dyti.

Çfarë ne quajmë sot me Republikë të Maqedonisë, më përpara ky emër ka përfshirë një territor shumë herë më të madh po më të njëjtin emër. Njëherë ishte tërësisht greke, njëherë romake, njëherë osmane. Vetëm me krijimin e trupave partizane kundër nazi-fashistëve u krijua përherë të parë një shtet me emrin Maqedoni, si pjesë e shtetit të sllavëve të jugut - Jugosllavi.

Një identitet për maqedonasit u krijua gjatë Internacionales Komuniste në 1937. Dhe në të vërtetë me gjithshka çfarë duheshte: himnin, mitet, flamurin dhe natyrisht gjuhën. Maqedonishtja vlente si gjuhë bullgare, por kjo u reformua përmes Titos duke krijuar standardin e saj si gjuhë e veçantë më vonë edhe me alfabetin e saj të kodifikuar qirilic. Slavisti Ivan Lazarov, i cili jep mësim në Universitetin e Shkupit, citon kolegun e tij gjermano-hebrej, Franz Rosenzweig (1886-1929): “Gjuha është më shumë sesa gjaku.”

Këtë e dinte edhe jo -filologu, Josip Broz Tito, i cili më pas me krijimin e Bllokut të Painkuadruarve me Naserin, Nehrun dhe Sukarnon, u kthyer ndër njerëzit më të popullarizuar në botë. Pas vdekjes së Titos, shteti i Jugosllavisë do shpërbëhej dhe ku Maqedonia fitoi pavarësinë e saj. Dhe normalisht me gjuhën e saj.

Nga emri i shtetit maqedonasit përvetësuan Aleksandrin e Madh, babain e tij Filipin e Dytë dhe nënën e tij Olimpia, që janë vendosur në Shkup në kuadër të projektit qindra-miliona euro dhe provokativ jo vetëm për shtetet fqinje, por edhe për popullsinë shqiptare.

Pra Maqedonia nuk e kishte vetëm fatin e Zotit të çantës me gurë, por edhe të njeriut aksidental. Sëpaku me atë çfarë përpiqet të arrijë elita politike. Momentalisht ajo është më e pafuqishme. Pas zgjedhjeve parlamentare shteti akoma nuk ka krijuar qeverinë e re, në vend të kësaj spekulohet për zgjedhje të reja, ndërsa rrugët janë të mbushura plot pompozitet. Ne jemi Maqedoni!

Përveç qytetit kiç të Shkupit, gjejmë edhe pjesë qetësuese dhe që frymëzojnë dritë. Afër muzeut historik takojmë Jasna Avramska në brendësinë e një ish hamami. Pianistja e re bën prova për mbrëmjen e Shostakoviç, njëri ndër komponistët më të njohur rus. Pse tani Shostakoviç në Maqedoni?

“Mbi të gjitha për shkak se kjo tregon sesa e madhe është muzika. Ajo nuk njeh kufi dhe kohë,” mendon pianistja. “Megjithatë ai është mjaft i njohur si komponist dhe njeri në kohën tonë të përçarjeve.”

Shumë maqedonas janë në kërkim të përgjigjeve të sinqerta. Shostakoviç është njëri sosh./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat